HomePolitikë

Ilir Meta shpërthen ndaj të huajve

Presidenti Ilir Meta i ka konsideruar palaço disa ndërkombëtarë në Tiranë që sipas u kthyen në palaço.

I ftuar në “Opinion”, Meta theksoi se nuk mund të priste që të vriteshin shqiptarë për të ndërhyrë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Harruat ju Sahit Dollapin që u rrah në mënyrë barbare dhe që mund të rrezikonte jetën pasi kishte kryer një operacion në zemër. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Monikës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve që ndonjëherë u bënë palë dhe në disa raste u bënë edhe palaço që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po Presidenti çfarë bëni”- tha Meta.

“Faji është i atyre që dhunuan Kushtetutën dhe atyre ndërkombëtarëve që certifikuan shkeljen e Kushtetutës dhe që thanë që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë mund të zgjidhet me 69 vota”, shtoi ai.


TË NGJASHME