Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Ilir Meta takon kryeministrin e Japonisë

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Tokio, presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhënie midis dy vendeve dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet më tej në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri.

“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti Meta duke vlerësuar rritjen e interesit të turistëve japonezë për Shqipërinë, theksoi rëndësinë e heqjes së vizave nga Japonia për të gjithë qytetarët shqiptarë, sa më shpejt, që të rriten më tej shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve. Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë kërkesë të presidentit Meta.

Related posts

Makina bie nga ura, dy të plagosur në Surrel

Mila

Trump: Do të rifillojmë bisedimet tregtare me Kinën

Klaudia gotanews

Rama: Nuk ka qeveri tranzitore

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!