HomePolitikë

Ilir Topi/ Kandidati që përfaqëson denjësisht Devollin dhe Korçën

Ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Zgjedhor, kanë shënuar një pikë kthese në mënyrën e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë në të dyja krahet e politikës shqiptare. Rritja e peshës specifike të çdo kandidatin dhe pritshmëria e rritur e zgjedhësve shqiptarë, ka bërë presionin pozitiv mbi partitë politike, për të vendosur njerëz të pastër dhe të mirënjohur nga zona ku do të zgjidhen.

Vendosja e Z.Ilir Topit, si kandidat per deputet në Qarkun e Korçës, i katërti në listën e Partisë Socialiste, është produkti konkret i këtij zhvillimi pozitiv. Një profesionist në fushën e ekonomisë, familjar i devotshem dhe kontributi i sinqertë prej 25 vitesh si antarë i Partisë Socialiste janë cilësitë që kanë bërë diferencën në përzgjedhjen e tij si përfaqësues i Devollit dhe tradites e kulturës korçare.

Po kush është Z.Ilir Topi? Një djalë nga fshati Vidohovë. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore dhe gjimnazin në fshatin Miras me notën mesatare 10 dhe me medalje ari. Ka mbaruar Fakultetin e Agronomisë me notën mesatare 9.3 në vitin 1994 dhe fakultetin ekonomi financë kontabilitet në vitin 2004. Në vitin 1997, emërohet inspektor i mbrojtjes bimëve dhe ushqimit në Devoll. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 emërohet Drejtor i bujqësisë dhe ushqimit po në Devoll dhe nga viti 2006, deri në vitin 2013 punoi si financier kontabilist në një firmë private Dean, Custom Agency në Tiranë. Në vitin 2014, punoi në Drejtorinë e Tatimeve si Përgjegjës sektori dhe nga viti 2018, Drejtor i mbledhjes së detyrimeve të papaguara tatimore.

Z.Topi, ka kryer edhe studimet pasuniversitare në Institutin Mesdhetar për studime të Avancuara në Chania të Kretës me rezultate shumë të mira. Ka përfunduar Masterin për agroekologji në Tiranë dhe rezultati i të gjitha punëve të tij studimore dhe shkencore është që ai sot është Dr. i Shkencave në fushën e Agroekonomisë si dhe mban Titullin Kontabël, i miratuar në vitin 2010.

Pavarsisht karrierës së tij akademike dhe profesionale, ai është i mirënjohur dhe i respektuar në vendin e tij, si një njeri i thjeshtë, me edukatë dhe gjithmonë i gjendur për të ndihmuar këdo që shikon në vështirësi.

Sfidat e parlamentit dhe të qeverisë që do dale mbas 25 prill-it, janë të jashtëzakonshme. Nga pandemia, rindertimi nga termeti dhe ekonomia do të duhet shumë punë për ta ringritur vendin dhe sa më shumë si z.Ilir Topi të kemi në parlament, aq më mirë do të jetë.


TË NGJASHME