HomeShowbiz

Iliri “tradhton” Sabianin për një tjetër banor në Big Brother Vip?!

Që nga fillimi i Big Brother Vip, Ilir Shaqiri është komentuar shumë për marrëdhënien e tij shumë të ngushtë shoqërore me Sabianin, që u njohën brenda shtëpisë me qëllimin e tyre të njëjtë për të fituar.

Fatkeqësisht, krahu i tij i djathtë Sabiani, nuk e pati shumë të gjatë rrugëtimin në “BBV” dhe Iliri u gjend i vetëm mes rivalëve të tij, banorëve të tjerë me të cilët nuk kanë munguar aspak debatet e forta herë pas here.

Duket se që pas daljes së Sabianit, Iliri është afruar tanimë me një tjetër banor. Është fjala për Arbrin, një nga banorët e rinj. Herë pas here ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë folur për tema të ndryshme, si ato që lidhen me situatat brenda shtëpisë, si ato personale.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet por zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer shumë Ilirit, ku nuk nguroi që të shprehte mendimin e tij dhe se sa i ka pëlqyer kjo zgjedhje e mençur e Arbrit.

Bravo! Tregove shumë karakter. Jo kundrejt meje këtë herë, kundrejt publikut, kundrejt vetes… Për mua ishte vlerësim i dytë që të bëra si publik, jo si Iliri. Si Ilir unë e kish marrë përgjigjen që kur të futa në nominim. Isha 95% i sigurt që do të kishe reaguar ashtu.” i tha Iliri-Arbrit.


TË NGJASHME