HomeLajme

Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht komandën e KQZ, ja sfidat kryesore që e presin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja, Lealba Pelinku të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, kanë marrë sot zyrtarisht detyrën.

Ata upritën nga ish-kyetari i KQZ-së, z. Klement Zguri. Prezantimi i z. Celibashi dhe i znj.Pelinku u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, z. Genci Gjonçaj.

Zoti Celibashi deklaroi se veprimtaria e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe eKQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia, transparencadhe ligjshmëria.

“Sfida kryesore për ne është çështja e teknologjisë së informacionit. Ne do bëjmë tëpamundurën që ta realizojmë këtë proces, por koha ka bërë që edhe çështje të tjera tëpërgatitjes dhe administrimit zgjedhor të jenë me rëndësi”,– tha ai.

Ndërsa, Nënkomisionerja, znj. Pelinku tha se falë angazhimit maksimal dhe bashkë punimitkonstruktiv, sfidat me të cilat do të përballet KQZ në këtë proces zgjedhor do tëpërballohen me sukses.


TË NGJASHME