HomeSociale

Iljazaj: Zgjedhjet e 30 qershorit do të ripërsëriten

Drejtori i gazetës “Liberale” Ervis Iljazaj ka bindjen se zgjedhjet e 30 qershorit do të ripërsëriten. Në studion e lajmeve në RTV Ora, Iljazaj tha se zgjedhjet e të dielës janë pa asnjë kuptim, qoftë për opozitën, qoftë për mazhorancën.

Ervis IljazajZgjedhjet e 30 qershorit në gjykimin tim janë pa asnjë kuptim dhe pa asnjë vlerë. Nuk kanë kuptim dhe vlerë për opozitën, e cila nuk do ti njofi. Nuk kanë kuptim as për mazhorancën, sepse unë jam i bindur që nuk ka asnjë pushtet në botë që të zgjasi gjatë pa mundur një kundërshtar. Në 30 bashki në Shqipëri nuk ka asnjë kandidat. Në këtë kuptim unë besoj se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të ripërsëriten, sepse 30 qershori nuk e zgjidh krizën politike, madje e thellon krizën politike. Nëse kishim një krizë të politikës qendrore, ne tani kemi një krizë të pushtetit lokal.


TË NGJASHME