HomeLajme

Iluzioni i jashtëzakonshëm optik, anija shihet duke “lundruar” në ajër

Një iluzion i rrallë optik ka bërë që rrjeti të çorientohet dhe komentet janë mbresëlënëse. Fotoja virale u bë nga David Morris teksa ecte përgjatë vijës bregdetare të Cornish pranë Falmouth, Britani. Ai mbeti “i hutuar” kur vuri re një anije të madhe që dukej sikur notonte në ajër.

Ditë më parë, disa anije lundrimi u panë gjithashtu duke ndenjur “pezull” mbi ujërat në brigjet e Paignton, Devon.

Pastaj Colin McCallum vuri re një tjetër “anije lundruese” të madhe të kuqe në horizont ndërsa udhëtonte nëpër Banff, Aberdeenshire.

Ai tha: “Kur e pashë për herë të parë varkën, m’u desh të fërkoja sytë, sepse realisht mendova se po fluturonte. Megjithatë, pas inspektimit të mëtejshëm, vura re se në fakt ishte vetëm një iluzion i jashtëzakonshëm optik.”

Fenomeni – i njohur si Fata Morgana – krijohet kur dielli ngroh atmosferën ose mbi tokë ose mbi det.

Një shtresë ajri më e ngrohtë ulet mbi një shtresë ajri të ftohtë, duke bërë që drita nga anija të përkulet dhe ngjyrat të përzihen së bashku. 

Që një Fata Morgana të shfaqet, kushtet atmosferike duhet të jenë të përshtatshme, transmeton Mail Online./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME