Lajme Teknologji

Imazhet e shumëpritura të Sony PlayStation 5

Një përzgjedhje e imazheve të reja të PlayStation 5 janë shfaqur në internet, dhe ato e bëjnë konsolën e gjeneratës së ardhshme të Sony të duket tepër e dëshirueshme.

Sony nuk është emër i panjohur kur vjen puna për të prodhuar konsola me stil, por sistemi i paraqitur këtu është një hap serioz. PS5 duket se është më i hollë se edhe paraardhësi i tij, PlayStation 4 Slim.

Sipas këtyre imazheve, PS5 do të ketë një gjuhë dizajni të ngjashme me prodhimin më të fundit nga firma japoneze.

Imazhet e fundit vijnë me mirësjelljen e blogut të teknologjisë LetsGoDigital, i cili i krijoi këto dizajne në bashkëpunim me Bonami SpelComputer.

Dizajni i konsolës PS5 është i bazuar në rrjedhën e kohëve të fundit të një prototipi të PlayStation 5, që u raportua nga faqja ruse Rozetked e teknologjisë.

Imazhet e fundit konceptuale ndjekin një video-reklamë të kohëve të fundit për konsolën e ardhshme të projektuar nga francezi, Joseph Dumary, i cili shfaqi një PlayStation të ri të së ardhmes, të pajisur me një set të karakteristikave të gjeneratës të ardhshme , duke përfshirë fuqinë e përpunimit Ryzen2X, pajtueshmërinë e rezolucionit 8K, ngarkimin me valë dhe një kontrollues të ri DualShock 5 të lakuar./telegrafi

Related posts

10 ngjyrat e pazakonta të flokëve që po dominojnë në 2019

Klaudia gotanews

Fier, gjendet një pikë e hapur bastesh, procedohet administratori

Mila

Shqipëria, një ndër shtetet me numrin më të lartë të policëve për banorë

Mila
Na Kontaktoni!