HomeSport

Impakti Igli Tare, Savic drejt Premier League

Sergej Milinkovic Savic, lojtari i Lazio, së shpejti mund të ndryshojë ekip. Sipas asaj që raporton ‘La Republicca’, mesfushori serb mund të kalojë së shpejti te Manchester United.

Plot 75 milionë euro është shifra që “Djajtë e Kuq” mund të paguajnë për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, cilësohet si një ekspert i merkatos dhe së shpejti do të mësojmë nëse ky “operacion” do të kryhet me sukses.

Për serbin ishte i interesuar edhe Interi, mirëpo zikaltërit duket se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të avancuar bisedimet.

Kjo lëvizje e Savic, shihet edhe si një përforcim i zërave për largimin e Pogba nga Manchester United.

Në fakt, duhet thënë se për 24 vjeçarin, në sezonin e kaluar kishte shumë oferta të majme, madje që shkonin më shumë se 100 milionë euro, por Lazio nuk e largoi, e ndërsa tashmë që çmimi i tij ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.


TË NGJASHME