HomeSociale

Impakti koronavirusit, Franca përgatit paketën për shpëtimin e ekonomisë

Teksa gjithë bota po përballet me virusin vdekjeprurës, COVID-19, që ka marrë jetë njerëzish dhe që po vazhdon të përhapet me ritme të shpejta, një pjesë që asnjë shtet nuk po harron është ekonomia. Deri më tani, dëmet e shkaktuara në shumë vende janë të pallogaritshme.

Së fundmi, është Franca shteti tjetër në Europë që ka vendosur të miratojë një sërë masash me qëllim parandalimin e kolapsit ekonomik. Ministri francez i Financave Bruno le Maire, u shpreh se Franca është e gatshme të shepnzojë qindra miliarda euro për të mos rrezikuar ekonominë dhe për t’i ardhur në ndihmë shtetasve të vetë.

Qeveria francize ka deklaruar se masat përfshijnë edhe kredi me garant, një fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset që do të ulin orët e punës pa prekur pagat e punëtorëve.

Ditën e hënë pritet që të bëhet edhe një takim mes ministrit Le Maire dhe përfaqësuesve të Dhomës së tregtisë, por edhe bizneseve të tjera, për të diskutuar më gjerë rreth këtyre masave.

R.M/GotaNews


TË NGJASHME