HomeSport

Impakti koronavirusit, në këtë shtet nuk do të ketë më rënie nga kategoria

Impakti i koronavirusit në thuajse çdo fushë të jetës do jetë shumë i vështirë për t’u hequr. Edhe në futboll ku deri më tani dëmi i shkaktuar është kolosal, duket se pasojat do të jenë akoma shumë më të gjata.

Në Meksikë dëmi financiar i shkaktuar deri më tani nga koronavirusi, ka bërë që klubet dhe Federata të nënshkruajnë një marrëveshje ku për 5 vitet e ardhshme, nuk do të ketë as ngjitje as rënie nga kategoria.

Gjithashtu është vendosur që klubeve të Kategorisë së Dytë, çdo vit t’iu jepen nga 845 mijë dollarë për pesë vitet e ardhshme.


TË NGJASHME