HomeShowbiz

Inati s’paska të sosur, Fifi thumbon sërish Taynën

“Sherret” virtuale mes repereve shqiptare nuk kan të mbaruar. Këtu mund të përmendim reperet si Tayna, Rina, Melinda, por edhe Fifi e cila me këngën “Habibi” sulmonte pothuajse të gjithë estradën shqiptare por shumë prej këtyre fjalve ishin drejtuar edhe drejt njërës prej repereve më të suksesshme, pikërisht Tayna.

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u kalb n’silikon”, shprehej Fifi.

Nëse ju kujtohet, kur ishte e ftuar në Xing me Ermalin, Tayna iu drejtuar Olimpias duke thënë: “Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka kënduar këtu ndonjëherë”, duke e krahasuar kështu me Fifin e cila dikur këndonte te Ermali.

“Oh sa belin e hollë”, komplimentoi Tayna Olimpian, gjithashtu ishte një thumb për Fifin.

Fifi i është përgjigjur Taynës e ftuar në “Thumb”.

“Unë nuk kam pas kurrë asgjë me atë gocën. Muzikën që bën hallall i qoftë. Më ka bezdis ai ‘beli i hollë’ te ajo kënga që e ka shkrujt. Ta sqarojmë pak se doli dhe te Ermali dhe i tha asaj gocës për belin e hollë, u duk ashiqare që e ka pas për mu. Te ato këngë thjesht kam qenë e revoltuar për momentin. Ndoshta revoltohem prapë”, u shpreh këngëtarja.


TË NGJASHME