HomeShowbiz

Incidenti në koncertin e Taynës, këngëtarja: Më vjen keq për atë që ndodhi. Ju dua shumë!

Koncerti i reperes shqiptare Tayna me rastin e 8 Marsit, pati disa incidente ku disa prej fansave nuk janë ndjerë mirë për shkak se salla e koncertit ishte e tejmbushur dhe u ka rëë të fikët nga mungesa e ajrit.
Vetë reperja ka shprehur keqardhjen për këtë situatë dhe faktin që nuk mundi t’ i ndihmojë fansat e saj, ndërsa u uron atyre të kenë shëndet.

Në një postim në Instagram ajo shpreh keqardhjen për këtë situatë që bëri të ndalonte performancën deri sa të sigurohej që fansat.

“I falenderoj shumë të gjithë që kanë marrë pjesë në Rinora 4! Ju dua Shumë! Më vjen shumë keq që për shkak të sallës së tejmbushur disa pësuan alivanosje dhe nuk munda t’i ndihmoja. Performancën e ndaluam dhe vazhduam më vonë përsëri. Falenderoj stafin për përkujdesjen e fansave të mi! Shpresoj të jeni mirë!”


TË NGJASHME