HomePolitikë

Incidenti në konferencë, ministri kosovar: Është e papranueshme…

Pas anulimit të konferencës mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që pritej të mbahej ditën e sotme në Tiranë, kanë reaguar edhe ministrat e mjedisit, ai i Kosovës Fatmir Matoshi dhe i Shqipërisë Blendi Klosi.

Matoshi tha se pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, por sipas tij, protokolli që ka diktuar OKB caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë. Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa Klosi u shpreh: Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special.


TË NGJASHME