HomeLajmi i Fundit

Incidenti në minierë, reagon MIE: Njëri humbi ndjenjat, u nis me urgjencë, ja çfarë ndodhi brenda galerisë…

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, MIE ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë pasdite në minierën e Martaneshit.

MIE ka paraqitur detajet lidhur me personat e lënduar, ku shprehet se 1 mekanik ka humbur ndjenjat teksa po punonte dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Tiranës.

Sakaq ata bëjnë me dije se në minierë nuk ka pasur shembje dhe asnjë minator nuk ka mbetur brenda

MIE shprehet se një mekanik ka humbur ndjenjat ndërsa punonte dhe është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Tiranës.

Sipas MIE, në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë, të cilët të jenë bllokuar.

Njoftimi i MIE-s:

Në datë 11 maj 2021, rreth orës 12:30, në galerinë Nr.1240, Zona e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.

Grupet e AKSEM, Inspektorati i Punës dhe Policia e Shtetit janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë rrethanat e ngjarjes.


TË NGJASHME