HomeSport

Incidenti pas ndeshjes me Kukësin, Lerda paraqet dorëheqjen

Pas ndeshjes ndaj Kukësit, në dhomat e zhveshjes të Partizanit ka ndodhur dhe incidenti i pahijshëm, ku trajneri italian Lerda është përplasur fizikisht me ndihmësin e tij Mehmeti. Debati ka nisur me tone të larta derisa më pas janë konfrontuar fizikisht.


Pas ngjarjes, tekniku italian, është munduar të qetësohet dhe i ka paraqitur klubit dorëheqjen. Sipas tij, në kushte të tilla është e pamundur të punohet.

Drejtuesit i kanë kërkuar të qetësohet dhe se nesër (sot) do të kishte një mbledhje. Lerda më pas ka pranuar vendimin e klubit, por mësohet se ka pak gjasa që të ketë vend për të dy te Partizani. Njëri prej tyre ikën dhe më i rrezikuari, deri më tani, është Mehmeti.

Gaz Demi nuk dëshiron që të thyejë hierarkitë dhe as të largojë një trajner që po kryeson kampionatin.


TË NGJASHME