HomeSociale

Indeksi i barazisë gjinore së shpejti edhe në Shqipëri

Një hendek i madh ekziston mes politikave të barazisë gjinore dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Siç tregon edhe raporti i fundit i Institutit Evropian për barazinë gjinore me bazë në Vilnius, edhe shtetet e BE-së kanë vështirësi. Sipas këtij indeksi për vitin 2019 të prezantuar në Bruksel, vlerësohet se në shumë vende të BE duhet ende punë për të përmirësuar treguesit. 67.4 nga 100 pikë ishte vlerësimi i përgjithshëm dhe sipas drejtoreshës së institutit kjo tregon se po ecin me hapa të ngadaltë drejt një barazie më të madhe.

Indeksi tregon jo si funksionon një qeveri por cilat janë pasojat e së njëjtës politikë për një burrë dhe një grua, në varësi të moshës apo arsimit, etnisë, orientimit seksual. Ne mund ta ndihmojmë individin të kuptojë se çfarë i duhet dhe a i plotësohen këto kërkesa apo çfarë përgjegjësie mban qeveria Befasuese ishte se nuk kemi përparuar shumë, kemi ende për të bërë. kemi ligje të reja dhe prisnim të kishte efekt por kur e sheh rezultatin kupton se duhet ende shumë punë për të bërë.

Në fushat e shëndetësisë dhe parave në BE vlerësohet se ka më shumë barazi por kjo nuk ndodh sa i takon pushtetit. Suedia dhe Danimarka paraqiten më mirë, ndërsa më keq Greqia dhe Hungaria. Një tregues i tillë do të realizohet së shpejti edhe në Shqipëri.

Shqipëria ka bërë progres në uljen e pabarazisë gjinore, por për matjen e tij është e rëndësishme matja e indeksit të barazisë gjinore e cila do të shërbejë si një mjet për bërjen e politikave efektive dhe monitorimin e strategjive.

Indeksi i barazisë gjinore është një tregues sintetik që mat diferencat midis burrave dhe grave. kombinon 31 tregues në 6 fusha kryesore: paratë, puna, njohuritë, vendimmarrja, koha dhe e shëndetit. Këto kombinohen duke na dhënë një vlerë të vetme, që është indeksi i barazisë gjinore. Ky indeks merr vlera nga 1 në 100 që do të thotë, nga pabarazia e plote deri në barazi të plotë.

Unë e përgëzoj Shqipërinë për indeksin dhe mund të keni shumë surpriza. sepse siç e dini indeksi është kompleks. Shqipëria mund të jetë më e ulët në një fushë por më lartë në një tjetër, ndaj do të keni mundësi të bëni krahasime. Në këtë mënyrë do të kuptoni se në cilat fusha si për shembull paratë ose arsimi, vendi juaj i përafrohet më shumë mesatares së BE gjë që do të jetë një tregues i mirë, por dhe se në cilat fushat mund të duhet më shumë punë

Indeksi i Barazisë Gjinore në Shqipëri do të publikohet brenda vitit nga INSTAT në bashkëpunim me Institutin Evropian të Barazisë Gjinore./tch


TË NGJASHME