HomeShëndeti

Indi/ 1.2 milionë të vdekur nga ndotja e ajrit

Azia Jugore është zona më e ndotur në botë dhe si pasojë ka shkaktuar vdekjen e 1.2 milionë njerëzve në Indi në 2017, sipas studimit të fundit të publikuar ditën e mërkurë.

Sipas Institutit për efektet shëndetësore, për shkak të ndotjes së ajrit në hapësirat e mbyllura dhe të hapura, janë paraqitur sëmundje të ndryshme që kanë rezultuar me fatalitet.

Studimi ka treguar se vdekshmëria si pasojë e ndotjes së ajrit është me madhe nga ajo që shkakton pirja e duhanit.

Po ashtu studimi tregon se jetëgjatësia e pritur e fëmijëve në Azinë Jugore, për shkak të ndotjes aktuale është ulur të paktën me 2 vite.

Sipas të dhënave nga viti i kaluar, kryeqyteti i Indisë, New Delhi, kryeson listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë.







TË NGJASHME