HomeLifestyle

Indi/Paditi prindërit se e lindën pa leje, reagon për herë të parë nëna e djalit

Pak kohë më parë një indian paditi prindërit e tij me pretendimin se nuk kishin marrë leje për lindjen e tij. Nëna e tij më në fund ka thyer heshtjen.  Kavita Karnad Samuel thotë se është e lumtur të pranojë se ajo është në faj, nëse djali i saj Raphael është në gjendje të japë një shpjegim të arsyeshëm se si ata  mund të kishin kërkuar miratim para lindjes së tij.

Raphael Samuel, 27 vjeç, nga Mumbai, beson se është gabim të lindësh një fëmijë pa dëshirën e tij. Ai pretendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin një fëmijë nëse ai nuk është dakord të vijë në jetë.

Nëna e tij tani e ka adresuar pretendimin e djalit të saj në një postim në Facebook.

“Do e pranoja lumturisht fajin, jam gati të përballem edhe në gjykatë, nëse djali im më jep një shpjegim të arsyeshëm se si mund të kishim kërkuar miratimin apo pëlqimin para se ai të vinte në jetë. Nëse më jep këtë përgjigje, unë jam e gatshme ta pranoj fajin dhe të mbaj përgjegjësi.”


TË NGJASHME