HomeLajmi i Fundit

Infektohet drejtori i policisë/ Ja si paraqitet gjendja e tij

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me koronavirus. Lajmi nuk është bërë i ditur nga ai, siç ka ndodhur me gjithë zyrtarët e tij, por informacioni konfirmohet nga burime të tjera jozyrtare.

Ndërkohë që ai është vetizoluar në banesën e tij, gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël.

Kujdesin mjekësor po e merr në kushte shtëpie. Gjatë periudhës që drejtori do rrijë në shtëpi, puna e tij do të zëvendësohet nga zv. Drejtori Albert Dervishi.