HomeShowbiz

Infektohet me COVID-19 edhe Zonja e Parë e Kolumbisë, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit në Kolumbi thuhet se Maria Juliana Ruiz, Zonja e Parë e Kolumbisë, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19).

Ajo së bashku me partnerin e saj, presidentin Ivan Duque, iu nënshtrua ditën e hënë testit, ku u diagnostikua pozitive me COVID-19 vetëm Maria Juliana Ruiz.

“Në këtë kohë, ajo është asimptomatike dhe po ndjek protokollet e izolimit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin të martën vonë, duke shtuar se presidenti ishte negativ.

Që të dy Duque dhe Ruiz janë testuar në mënyrë periodike “duke pasur parasysh nivelin e lartë të ekspozimit dhe bashkëveprim që ata mbajnë”, u tha në njoftimin për mediat.

Ajo çka vihet re është se ky është rasti i tretë me COVID-19 në pallatin presidencial, Casa de Nariño, në javët e fundit. Zëvendëspresidentja Marta Lucia Ramirez dhe drejtori i departamentit administrativ të presidencës Diego Molano gjithashtu rezultuan pozitiv me koronavirus.


TË NGJASHME