HomeShëndeti

Infektohet me koronavirus ministrja e Financave/ Ja gjendja e saj shëndetësore

Anila Denaj, Ministrja e Financave, infektohet me Covid-19. Këtë informacion ajo e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Aty ajo sqaron se pas testimit ka rezultuar pozitive me koronavirus si dhe tregon lidhur edhe me gjendjen e saj shëndetësore.

Mes gjithë të tjerave Denaj thotë se është karantinuar menjëherë, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat anticovid-19.

STATUSI I PLOTË

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!


TË NGJASHME