Infektohet nga Covid-19 një muaj para lindjes, modelja ka një lutje: Uroj që ky dreq virusi…

Ardhja në jetë e një fëmije është gjithmonë një lajm i mirë që të ndryshon ditën e jetën, sidomos kur këtë e mëson gjatë izolimit në pandemi. Greiss Petroviç, mësoi se ishtë në një pritje të ëmbël ditët e para të izolimit në mars të këtij viti.
Gjatë një interviste, modelja ka rrëfyer se është infektuar nga Covid-19 tashmë që është në pritje të ëmbël.
Ajo foli për herë të parë rreth kësaj situate se po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe me dhimbje koke.
“Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis.
Vlen të kujtojmë se ajo do të bëhet nënë e një djali në fillim të muajit dhjetor.