HomeLajmi i Fundit

Infermieri shqiptar prej dy ditësh në Itali: I jemi borxhlinj, nuk i mora parasysh pasojat

Almarin Domi, një prej infermierëve shqiptarë, është prej dy ditësh në luftën ndaj koronavirusit në Itali, në një lidhje live në News24 shprehet se në Itali u pritën mirë dhe me entuziazëm teksa i bën apel shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi kjo nuk është lojë.

Ai është në spitalin civil të Brescias një nga vatrat e koronavirusit në Itali, dhe zgjedhjen e bëri pasi mendon se Shqipëria i ka borxh Italisë dhe zgjedhjen e bëri pa marrë parasysh pasojat, madje Domi nuk di as që do paguhet për këtë gjë.

”Atëhere le të themi që spitali ku unë punoj është epiqedra. Rastet më të shumta janë me koronavirusi.Na pritën në mënyrën më të mirë. E perceptuan fare mirë pasi ishin shumë krenarë dhe entuziastë. Duartrokitje, buzëqeshje shumë entuziastë me këtë iniciativë.

Nuk pati ndonjë, nuk ishim në një mendim të ponderuar. U krijua rastësisht, familjes I thashë në momentin kur ishte fakt I kryer. Nuk morëm parasysh pasojat. I jemi borxhlinj. Do mundohemi të bëjmë më të mirën dhe kaq.

Pagesa?

Nuk jam në dijeni nëse do ketë. Nuk është marrë parasysh nëse do ketë. Ishte mundësia për të ndihmuar, u mblodh një grup. Ishte struktura me 7 mijë persona pasi është dhe më e prekura.Unë këtu kam jetuar, kam një periudhë dhe ishte motiv shtesë për të ardhur.

Është edhe mosha mesatare që ndikon. Italinë e kemi pasur si shembull. Nuk patëm të kishte difuzion por Italia d.m.th, që Shqipëria mori masat e kuptoi vonë dhe tani këtu nuk lëviz asgjë është çdo gjë e bllokuar.Absolutish jo. Është pjesë e punës tonë. E dimë që nuk kemi punë të lehtë, punë zyre. E përballojmë. Ka respekt sa i përket protokolleve por frikë jo.Mesazhi për shqiptarët është ajo që kam thënë dhe që e ka thënë kryeministri nuk është aspak lojë. Të bëjë rolin e tyre, të rrinë në shtëpi dhe të rruhet distance. Më thjesht se kaq.”- tha Almarin Domi.