HomeLajme

Infermierja shfaqet me të brendshme para pacientëve me COVID-19

Na kishte ndodhur të shihnim gjëra të pazakonta në këtë kohë karantine mirëpo si kjo e fundit jo.
Në një spital në Moskë ka ndodhur diçka e çuditshme. Në pavijonin ku gjendeshin të shtruar vetëm pacientë meshkuj me Covid, një infermiere ka vendosur që situatën ta ç’dramatizojë.

Infermierja mbante veshur mantelin e tejdukshëm (pjesë të veshjes së sigurt për parandalimin e transmetimit të Covid), por poshtë tij dukeshin vetëm të brendshmet e infermieres. Foton që po bën xhiron e rrjetit ka arritur ta sigurojë një nga pacientët.

“Miqtë e mi nuk u bezdisën aspak nga pamja”, është shprehur ai me humor.

Megjithatë, drejtuesit e spitalit kanë ndërmarrë një masë disiplinore për infermieren duke e pezulluar nga puna. Nga ana tjetër infermierja është justifikuar se kishte shumë vapë, ndaj dhe nuk e kishte veshur uniformën.


TË NGJASHME