HomeSociale

Informacionet në polici fundosin vlonjatin, efektivët i shkojnë në banesë

Arrestohet një 30-vjeçar në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë.

Policia bën me dije se në pranga u vu shtetasi Gj.V., banues në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë,


Shtetasit Gj.V. iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe fishkë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë pas informacioneve të marra se një shtetas mund të ketë armë zjarri në banesë, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e 30 vjeçarit Gj.V.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME