HomeShowbiz

Ingrit Gjoni pozon ‘topless’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ingrit Gjoni, ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Lumja une” titullohet kënga e saj më e fundit, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me këngëtarin Cristi Mega, dhe u prit mirë nga publiku.

Teksa pati një paraqitje provokuese në klip, Ingriti nuk po iu ndahet as imazheve ‘të nxehta’, që po i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një album të ri, fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Në njërën prej tyre, ajo shfaqet ‘topless’, teksa pozon nga mbrapa.

Ajo ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat kujdeset që t’i ruajë duke ndjekur me rregull palestrën.

Fotografitë e realizuara nga Fjoralba Maliqi, kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.


TË NGJASHME