HomeSociale

Inspektori Nako Petro: Problemet lidhen me kulturën e përdorimit të konsumatorit

I ftuar në News24 inspektori i ISHTI, “Inspektoriati Shtetëror, Teknik dhe Industrial” Nako Petro foli për gazin e lëngshëm dhe rastet kur paraqet rrezikshmëri për konsumatorin.

“Prodhimi i gazit të lëngëzuar sigurohet nga 2 burime dhe fillesat i ka patur në rafinerinë e Ballshit. Fillimisht u përdor për djegie për realizimin e procesit teknologjik. Qyteti i Ballshit është i pari që ka përdorur gazin e lëngëzuar dhe që nuk ka patur asnjëherë asnjë problem. Nëse zbatohen rregullat teknike s’ka rrezik nga gazi, problemet lidhen me kulturën e perdorimit të konsumatorit. Duhet të shtojmë masat e kujdesit ndaj gazit.”-tha Petro.

Nako Petro foli edhe për rritjen e numrit të përdoruesve të gazit të lëngëshëm dhe i këshilloi ata vendosjen e një detektori në banesë, për rritjen e sigurisë.

“Gazi i lëngshëm ka shumë avantazhe, nuk kërkon tubacione, presione të larta, ka fuqi kalorifike të lartë, i plotëson kërkesat e konsumatorit më së miri. Kemi rritje të përdorimit të gazit të lëngshëm, 215 mijë ton vetëm në vitin 2019, një dëshmi që konsumatori e pëlqen. Defektet ndodhin edhe në vendet perëndimore, Italia vendi i 4 që e përdor.”-u shpreh Petro.

Petro i cilësoi të rrezikshme depozitat e gazit në karburante dhe shkelje mbushjen e bombolave në karburante.
“Depozitat e gazit në karburante janë të rrezikshme, autogazet janë të ekspozuara në diell, shi. Kemi 600 mijë bombola, ku 60% e tyre janë futur para vitit 2005.
Bombolat e përdoruara duhet të ushtrojnë kontroll periodik një herë në 5 vite. Mbushja e bombolave në karburante përbën shkelje, që gjobitet me 5-7 milionë lekë.
Një bombol që furnizohet në një stacion karburanti është e pakontrolluar, e pakolauduar. Kur hynë për herë të parë kontrollohen pas 10 vitesh, nëse s’bëhet kontroll periodik, rreziqet janë evidente. Instalimi i bomboles, duhet të bëhet në një vend të përshtatshëm, vend që të ketë ajrosje dhe se impianti duhet të bëhet nga njerëz të kualifikuar”-tha Nako Petro.

Përsa i përket makinave me impiant gazi, Nako Petro tha se janë më të sigurta se makinat e tjera.


TË NGJASHME