HomeShowbiz

Instagram-i, “minierë ari” për Kylie Jenner

Nuk di të ndalet Kylie Jenner, vetëm pak kohë pasi mori statusin si miliarderja më e re në botë, sipas një sondazhi të bërë së fundmi, Kylie rezulton të jetë një nga personat më të paguar për një postim në rrjetin social Instagram.

Ajo paguhet 1.2 milionë dollarë për vetëm një postim në këtë rrjet social, çmim ky që është rritur nga viti i kaluar ku merrte 1 milionë dollarë.

Ky ka qenë një vit i madh për Jennerin. Forbes e quajti atë miliarderen më të re në mars,kjo falë linjës kozmetike prej 900 milionë dollarë që shitet në internet dhe në ULTA. Audienca e saj e Instagram është rritur nga 128 milionë në 141 milionë ndjekës që nga pranvera.

Nga heqja e pëlqimeve në ‘Instagram’, do të sjellë probleme për disa personazhe të njohur të cilët fitojnë para vetëm nga kjo gjë.Por duket se për Kylie Jenner kjo nuk do te jetë aspak problem. Ndryshimi i ‘Instagram’ ka filluar të zbatohet në disa vende të botës, presim vetëm të shohim reagimin e influencerve për humbjen e numrit të pëlqimeve.


TË NGJASHME