HomeTeknologji

Instagram kopjon TikTok?

Në përpjekje për të vjedhur kurorën e rrjetit social të videove virale, Instagram shtoi një opsion të ri të quajtur Reels. Ky opsion për video i lejon përdoruesit të krijojnë klipe të shkurtra 15 sekondëshe, me muzikë dhe gjithçka, që mund të postohen në Story e tyre.

Ky opsion gjithashtu vjen pas përafërsisht një viti kur gjigandi i teknologjisë lançoi Lasso-n, përpjekjen e parë të Facebook për të krijuar një klon të TikTok. Por në vend që përdoruesit të shkarkojnë një aplikacion të veçantë, kompania vendosi një opsion në Instagram, një aplikacion ku me siguri kaloni orë të tëra gjatë ditës.

Bazuar në videon demostruese, opsioni duket i thjeshtë për t’u përdorur. Rrëshqitni gishtin djathtas në aplikacionin Instagram dhe do të gjeni Reels të vendosur në pranë opsionit Boomerang dhe Super-Zoom brenda Stories. Ju gjithashtu mund ta regjistroni klipin tuaj të shkurtër pa melodi ose të zgjidhni një këngë nga Instagram. Për më tepër, ju gjithashtu mund të vendosni këngë nga burime të tjera.

Opsionet e redaktimit të Reel nuk janë aq të gjera sa në TikTok. Akoma! Ju mund të rregulloni shpejtësinë e videos suaj, të vendosni titra dhe të vendosni efektet e ndërrimit të skenave. Kur të keni mbaruar, ju mund të ngarkoni ‘kryeveprën’ tuaj në Stories, Close Friends, ta shtoni atë në Highlights tuaj ose t’ia dërgoni dikujt përmes një mesazhi. Në përpjekje për të inkurajuar videot virale, postimet publike Reels me shumë mundësi do të jenë shumë të klikuara dhe do të vendosen në seksionin Explore të instagram.

Por mos u emociononi shumë. Ndërkohë që është në dispozicion në platformën Android dhe iOS, Instagram konfirmoi se Reels tashmë po testohet vetëm në Brazil, me qëllim që të studiojnë reagimet e përdoruesve për të përmirësuar këtë opsion me kalimin e kohës.


TË NGJASHME