HomeTeknologji

Instagram sjell tiparin e audio-mesazheve në Direct

Instagram është një platformë e njohur gjerësisht për shkëmbimin e fotografive, megjithëse kompania ka bërë disa ndryshime në Instagram Direct ku duket se po përpiqen ta bëjnë atë më shumë si një platformë për mesazhe të menjëhershme.

Për shembull, përdoruesit mund të bëjnë video thirrje me përdoruesit e tjerë të Instagram, dhe tani kemi edhe një tipar të ri në Direct.

Kompania ka njoftuar kohët e fundit fillimin e një tipari të ri për Direct në formën e ‘walkie-talkie’. Në thelb kjo i lejon përdoruesit t’i dërgojnë përdoruesve të tjerë një audio-mesazh. Përdoruesit duhet të lansojnë Instagram, të shkojnë tek mesazhet e tyre dhe në kutinë e tekstit, duhet të shihet një ikonë të mikrofonit.

Përdoruesit do të duhet të shtypin dhe të mbajnë të shtypur ikonën e mikrofonit për të dërguar mesazhe të tjera zanore. Këto mesazhe janë të përhershme dhe mund të regjistrohen deri në një minutë.

Për më tepër, kjo nuk duket të jetë ndryshe nga veçoritë e mesazheve zanore që kemi parë në aplikacione të tjera, por nëse e përdorni Instagram-in për të komunikuar shpesh, atëherë ky funksion i ri do të jetë mjaft praktik.


TË NGJASHME