HomeTeknologji

Instagram sqaron ata që i dinë gabim se pse më del i pari në Story Viewers

Kur Instagram solli risinë me story , ndryshoi mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë dhe shohin përmbajtjet e postimeve, duke nxitur pytje mes përdoruesve se kush na e kontrollon më shumë profilin. Kur një përdorues hedh një story në Instagram, e cila zgjat  24 orë, mund të shohë listën e personave që e kanë hapur dhe parë.  Megjithatë askush nuk e di se si e bën renditjen e emrave Instagrami apo se çfarë algoritmesh përdor. Deri tani asnjë nuk ka treguar se si përcaktohet kjo listë.

Por Julian Gutman, zyrtar i Instagram ka sqaruar për Verge, teksa  thotë se renditja nuk bazohet tek ata që shikojnë më shumë profilin tuaj, por tek aktiviteti juaj, pra njerëzit që ke më afër, lokacionet, miqtë e përbashkët etj.

Kjo do të thotë se nëse një emër të del i pari, nuk do të thotë se ai të ndjek gjithmonë, madje mund të mos ketë bërë like qoftë një foto /tiranapost.al


TË NGJASHME