HomeTeknologji

Instagram tani mundëson video-bisedat me deri në gjashtë persona

Një nga karakteristikat që Instagram prezantoi në fillim të këtij viti ishte aftësia për të bërë video thirrje me miqtë tuaj. Është një veçori e çuditshme, sepse Instagram njihet më shumë si një platformë për të ndarë fotot dhe videot dhe jo për të biseduar, e aq më pak në video biseda, por veçoria është aty për ata që dëshirojnë ta përdorin atë, shkruan Ubergizmo.

Ky funksion gjithashtu ka mbështetur deri në katër përdorues në të njëjtën kohë, por duket se Instagram ka përditësuar në heshtje funksionin ku tani do të mbështesë deri në gjashtë përdorues në të njëjtën kohë, në një thirrje.

Lajmi vjen prej faqes së ndihmës së Instagram-it ku thuhet se përdoruesit do të jenë në gjendje të zhvillojnë video-biseda me deri në gjashtë persona në të njëjtën kohë.


TË NGJASHME