HomeShowbiz

Instagrami i Selena Gomez përfundon në dorën e aktivistes

Instagrami i Selena Gomez është në dorën e aktivistes Ruby Bridges.
Gomez i ka dorëzuar llogarinë e saj në mediat sociale udhëheqësve dhe aktivistëve me ngjyrë për të vene ne dukje punën e tyre.
Ky vendim vjen pas sulmeve të vazhdueshme anti-raciste në të gjithë SHBA, të nxitura nga vdekja e George Floyd, më 25 maj.

Këto protesta gjithashtu kanë çuar në diskutime më të gjera rreth racës, racizmit dhe policisë në Shtetet e Bashkuara.

Ruby Bridges ndau pamjet arkivore nga protestat jashtë shkollës që ndoqi në Luiziana në vitet 1960.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje afro 180 milion ndjekësve të këngëtares që të qëndrojnë të bashkuar në “luftën për të shpëtuar jetën e njerëzve me ngjyrë”.


TË NGJASHME