HomeShowbiz

Instagrami në flakë! Jessie J pozon topless

Lidhja me aktorin Channing Tatum, ka sjellë në qendër të vëmendjes, këngëtaren Jessie J.

E si të mos mjaftonin lajmet e shumta, në lidhje me romancën e tyre, për ti bërë gjërat akoma më pikante, mendon vetë këngëtarja. Së fundmi ajo ka postuar një foto, ku pozonte topless.

Foton përvëluese, Jessie J e ka postuar në Instagram ku shfaqej e veshur vetëm me mbathje dhe ishte duke shijuar një vakt ushqimi.

Shkaktari kryesor për zhveshjen e saj është vapa, të paktën kështu shkruan këngëtarja në komentin përkrah fotos.

Jessie J shfaqet në formë fantastike, ndërkohë që foto vjen pas aventurës meksikane që kishte me të dashurin e ri Channing Tatum. Mesa duket, që prej tetorit të kaluar kur u zbulua romanca e tyre, lidhja me aktorin sa po vjen e po bëhet më e fortë.

channing tatum jessie j

TË NGJASHME