HomeTeknologji

Instagrami si Tik-Tok, sjell opsionin e ri që do u pëlqejë shumë

Rrjeti social Instagram ka lançuar zyrtarisht opsionin më të ri përmes të cilit mund të zgjidhni tre postime tuajat dhe t’i mbani në krye të feed-it tuaj. Nëse bëni update Instagramin tuaj, tani do të gjeni opsionin e ri të “Pin” në të djathtë të çdo postimi.

Instagram ka shpjeguar:

“Tani mund të fiksoni deri në tre postime për të qëndruar në krye të profilit tuaj, duke u dhënë krijuesve më shumë fleksibilitet për t’u shprehur në profilet e tyre. Duke filluar nga sot, funksioni do të jetë i disponueshëm globalisht për të gjithë përdoruesit.”

Ky opsion që është I ri në Instagram ngjason me atë të TikTok-ut, i cili e ofron prej kohësh këtë mundësi.


TË NGJASHME