HomeTeknologji

Instagrami sjell risinë që e kemi dashur prej kohësh!

Instagram që kur është prezantuar fillimisht si platformë ka sjellë shumë risi për përdoruesit. Si fillim u prezantuan videot, më pas stories dhe shumë e shumë opsione të reja. Por Instagram nuk përdoret vetëm për të shpërndarë foto dhe video.

Tashmë në Instagram mund të blesh produkte nga marka të ndryshme pa u larguar nga platforma. Ky ndryshim që u prezantua mëngjesin e së martës, të dërgon tek detajet e produktit, ku mund të shikosh se është shtuar opsioni: “Checkout on Instagram” (“Bli në Instagram”).

Sigurisht që të parët të cilët do të kenë akses te ky opsion i ri do të jenë kompanitë gjigante si Nike, H&M, Warby Parker, dhe Zara ndërsa pagesat do të pranohen nga Visa, Mastercard, American Express, Discover, dhe PayPal.


TË NGJASHME