HomePolitikë

Integrimi, Meta takim me kryenegociatorin e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat me BE-në Zef Mazin në orën 12:00 në Presidencë.

Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e takimit mes tyre, por mendohet se qëllimi i bisedës ka të bëjnë me plotësimin e kushteve dhe objektivave për integrimin e vendit në BE.

Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka prezantuar Zef Mazin kryenegociatorin  në MEPJ të Shqipërisë negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Rama gjatë konferencës.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME