HomePolitikë

Integrimi në BE, Rama prezanton kryenegociatorin

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe grupin e punës që do të merret me integrimin e vendit.

Rama ka ftuar dhe opozitën për të bashkëpunuar për integrimin e vendit dhe theksoi se opozita nuk duhet të mbesë vetëm tek fjalët që duan integrimin në BE, por duhet të kalojnë përtej konflikteve.

Teksa opozita e akuzon për mosplotësimin e kushteve të vendosura për integrimin, Rama tha se me çeljen e procesit të Integrimit, nuk do të ketë 15 kushte, por mijëra.

“E kam në krahun tim të majtë në tavolinë, por ai i qëndron diplomacisë as majtas e djathtas, por interesa e të kombit. Është më shumë se një diplomat, falë kontributit në agjencisë e teknologjisë bërthamore dhe formulimin e politikave afatgjata për një botë të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe jo pak në botën e sotme dhe në një farë mënyrë përfaqëson të dyja anët e medalje e 30 viteve të fundit. Është një ndeshje që nuk dihet se sa kohë do zgjasë integrimi ne BE. Një individ që duhet të ketë refencën e të gjitha palëve dhe ky është një proces ku palët nuk duhet të mjaftohen me shprehen për integrimin në BE por të gjejnë forca për të bashkëpunuar përtej konflikteve politike që prodhon dita. Është një sfidë e madhe për kryenegociatorin, nga njëra anë do të përfaqësoj ekipin tonë përballë ekipit tjetër, por duhet të krijojë një frymë, disiplinë skuadre kushte që koordinatorët t’i përkushtohen këtij procesi, jo si një punë e dytë se një pjesë janë zv. ministrja, por nga momenti i krijimit të kësaj skuadre, ky është prioriteti numër një dhe nuk është një punë dytësore, por një punë në skuadër, ku nuk bëhet fjalë vetëm për personat e kontaktit për bërthamën e re që çdo institucion që duhen motivuar nga përfaqësuesit e këtij rrjeti. Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit. Kryenegociatori mundt ë bëjë zëvendësime për ato që nuk i përgjigjen ritmit dhe afateve, apo nevojës për të pasur. Mbajtja e kontakteve të drejtëpdrejta, hartimi i politikave,i drafteve për të përmbushur sa më shpejt, të gjitha detyrat që lidhjet me kapituj e integrimit, Grupi do të mbështetet nga të gjitha kapacitet e qeverisë, që do të vijojë të bëjë rolin e tij. Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup, por ky grup nga një pushtet me rëndësi të madhe dhe urdhërues mbi qeverinë dhe institucioneve. Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre., Nëse sot për të arritur në çeljen e Konferencën ndërqeveritare, që është hapja formale dhe zyrtare kur qeveria e BE dhe e Shqipërisë ulen në tryezë”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat e Shqipërisë me BE Zef Mazi në deklaratën për media tha se detyra që i është dhënë ka përgjegjësi të mëdha për vendin.

Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim.

Kaq shumë rëndësi që ekipi të funksionojë në mënyrë harmomike. Kjo është garë e gjatë, por qëllimi është i njëjtë për të gjithë shqiptarët. Unë do flas me tqë gjithë faktorët politikë në vend, sepse integrimi ka nevojë për partitë, për zërat e shoqërisë civile. Po punohet për Akademi për Integrimin në vendin tonë. Ekipi i kryenegociatorit do të ketë 3-4 persona. Vakancat do të bëhen publike që t’i jepet mundësia çdokujt që mendon se ka aftësi të aplikojë. Do kemi mundësi që të zgjedhim më të kualifikuarit”, deklaroi Mazi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME