HomeRajon

Integrimi, presidenti grek: Dy kushtet për Shqipërinë

Greqia nuk kundërshton perspektivën evropiane të Shqipërisë, por një perspektivë e tillë kërkon respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtat e njeriut”. Me këto fjalë i është drejtuar Tiranës zyrtare nga zona kufitare e Konicës presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Gjatë festimeve të 106-vjetorit të çlirimit të kësaj zone presidenti grek nuk la pa përmendur dhe çështjen çame.

Nuk nënkuptohet perspektivë, ecuri e Shqipërisë fqinje drejt zonës europiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka hedhur tej ato kërkesa të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë”, tha Prokopis Pavlopoulos.


TË NGJASHME