HomePolitikë

Integrimi/ Rama: Duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se procesi i integrimit kërkon shumë energji dhe bashkëpunim mes të gjitha palëve.

Ndërsa tha se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është e fundit që bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, Rama shtoi se në tryezën e integrimit duhet të ishte edhe opozita pasi ajo do të jetë qeveria e së nesërmes.

Besoj që sot mund të thuhet se jemi në një stad të ri përderisa na mbledh këtu në këtë forum të diktuar edhe nga koha që kalojmë gjysmë real dhe gjysëm virtual, si edhe vetë procesi, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se 11 vite pas aplikimit, jemi gati që të hapim këtë faqe të re, që si gjithë libri shumëvëllimshëm i procesit të integrimit është me më shumë detyra dhe sfida dhe patjetër dhe që kërkon më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Por besoj se një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, që kur e shohim procesin me vështrimin përpara jemi ende larg objektivit, anëtarësimit të plotë në BE. Por kur kthejmë kokën pas, shikojmë se jemi më afër se një vit më parë, apo 5 apo lere 11 vite më parë. Ky proces ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend, shtet me standardet e BE-së.

Nuk na e kërkon e gjithë bota bashkë, por e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Dhe nuk diskutohet që në thelbin e vet është proces shtetformimi për ngritjen e institucioneve dhe parimeve të BE-së. Kemi një sërë sfidash të gjithëhershme dhe një serë reformash që janë në proces, duke filluar nga reforma e reformave, që është ajo në drejtësi, që bëhet fjalë për një operacion kompleks me komplikacionet e veta, por është e qartë se gjithcka që bëjmë në këtë proces, përbën një hap më përpara për përfundimin e tij me sukses me një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional, që garanton barazinë e të gjithëve para ligjit.

Do të na ndjekë kjo sfidë deri në fund. Me metodologjinë e re shtetet e anëtare kanë adresuar faktin që këto të jenë sfida të fituara para se vendet të marrin vendin e tyre në tryezë. Krimi dhe korrupsioni patjetër që janë dy pjesë të një sfide tjetër të rëndësishme. Rezultatet flasin, gjithmonë duke u nisur nga ajo që thashë në fillim. Jemi ende larg, por nëse shohim nga ku jemi nisur, sot jemi shumë afër. Pandemia tregoi se ne kemi një sistem funksional institucionesh dhe sidoqoftë. Sot ne patëm që të vendosim kushtet, një sistem të tërë ndërveprimi dixhital që lehtësoi procesin për nevoja imediate. Dixhitalizimi është në një fazë që kaloi në procesin automatik. Jemi në kushtet ku mund të jemi të inkurajuar sa kemi bërë dhe të bindur se ne vetë e kemi në dorë me metodologjinë e re për ta përshpejtuar procesin.

Në një mënyrë apo tjeter në një efekt influencash jo malinje, po beninje nga vetë vendet anëtarë kanë, apo krijuan një spekticizëm në lidhje me BE-në, morën një përgjigje spekatakolare pse anëtarësimi në BE përvec se është një rrugëtim që modernizon vetë shtetin shqiptar, është edhe një hapësirë solidariteti, i treguar në mënyrë shembullore nga të gjitha vendet e BE-se dhe komisioni pas tërmetit të 26 nëntorit, ku disponojmë të gjitha mjetet për procesin e rindërtimit. Por edhe situatën e krijuar me COVID-in, BE nuk ka ktheu shpinën, na ofroi solidaritet dhe na shtriu dorën. Për një stafetë te ju zonja Hajdari dhe brezi i ri i politikës.

Në fund të ditës ne mund të bëjmë një rrotullim 360 gradë dhe mund të gjejmë në gjithë atë rreth të problemeve plot arsye për të e bardhë, e zezë, por kështu apo ashtu, por askush nuk i shmanget një vrime të zezë që e kemi për fat të keq në këtë hapësirë, po për fat të keq, krahasuar me të gjitha vendet që sot janë pjesë e BE-së, parë dhe kaluar para nesh, jemi realisht të pashoq në paftësi kronike për të dialoguar mes veti, për të mirëkuptuar mes veti dhe për të gjetur zgjidhje mes veti për ato cështje që janë krijuar nga sebepe të natyrës politike, të vogla, të mëdha apo jo por sebepe që nuk e konkurrojnë dot madhësinë dhe peshën e një qëllimi që këtu në Shqipëri e ndajnë të gjitha forcat dhe partitë. Jemi rast unikal, nuk kemi asnjë forcë, që të predikojë ndonjë rrugë tjetër përvec asaj me BE-në, apo teza dhe qasje në konflikt me këtë.

Ky qëllim e bën të duket më problematik faktin që jemi ende të ppaftë që të komunikojmë shqip me njëri tjetrin pa përkthyes. Por rasti i fundit që u përshëndet, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha në vend, mbyllur atje me ditë dhe net për të lënë gjërat sikur janë, për t’u marrë vesh që nuk do të bëjmë atë që duhet, por do i lëmë sikur janë. Dhe kur sheh këtë, njeriu mendon, pse këtë nuk mund ta realizonim vetë? Pse të kërkonim strehë në një ambasadë mike dhe komunikimi të bëhej në disa gjuhë dhe tekstet në disa përkthime dhe përgjigjet të jepeshin në disa bedelë.

Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të pacmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë cfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi cështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për cështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë” tha Rama. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME