HomeShëndeti

Inteligjenca Artificiale parashikon ecurinë e Alzhaimer-it! E dinit?


Një studim i Media Lad në Massachusetts Institute of Technology (Mit), ka treguar se Inteligjenca Artificiale është në gjendje të parashikojë dekursin e kësaj sëmundjeje të rëndë, dukë dhënë njëkohësisht informacione të nevojshme me qëllim individualizimin e terapive aktuale në varësi të gjendjes së pacientit.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ky është një rezultat tepër i rëndësishëm që pason vite të tëra kërkimi dhe studimi të realizuara në këtë drejtim nga kompani të njohura farmaceutike.

Nga një raport i Pharmaceutical Research and Manufacturers of America, PhRMA, gjatë viteve 1998-2017 janë eksperimentuar 146 preparate dhe të gjitha kanë rezultuar thuajse pa sukses, ndërsa aktualisht janë në analizë edhe 90 preparate të tjera kandidate.

Paraprakisht sistemi duhet të mësojë dhe këtë ajo e ka bërë duke u bazuar mbi të dhëna të bankës më të madhe të të dhënave mbi sëmundjen Alzheimer, Alzheimer’s Disease Neuroimaging Initiative (Adni), që përmban të dhënat e mbi 1.700 personave me këtë patologji.


TË NGJASHME