HomeSociale

Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjell probleme në disa qytete

Intensiteti i lartë i reshjeve ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës dhe Durrësit.

Në Lezhë është përmbytur lagja “Besëlidhja”, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, ndërsa prezencë uji ka edhe në hyrjet e pallateve.

Veç reshjeve të shiut, Lezha është përfshirë edhe nga erëra të forta gjë e cila ka shkaktuar rrëzimin e pemëve në disa zona.

Ndërsa në Durrës, reshjet e shiut kanë bërë që të përmbyten disa rrugë, duke shkaktuar probleme në qarkullim.


TË NGJASHME