HomeSport

Inter dhe Milan ëndërrojnë, Ibrahimovic njofton rikthimin në Itali

Ibrahimovic vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Gjigandi suedez, pasi njoftoi largimin nga MLS ka lëshuar një sinjal të drejtpërdrejt për vendin se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm. Ibra ka shigjetuar Milanon, por pa treguar se për cilin ekip dëshiron të luajë, Inter apo Milan. Megjithatë, GQ shtatlarti shprehet se dëshiron të luajë në një ekip ku duhet rinovuar historia, duke treguar jo drejtpërdrejt se kërkon të shpëtojë nga kriza Milan.

“Dua të shkoj në një skuadër që dëshiron të fitojë sërish, që dëshiron të rinovojë histroinë e vet dhe kërkon një sfidë kundër të gjithëve. Vetëm kështu mund të gjej stimujt e duhu për të surprizuar sërish. Si lojtar nuk duhet të zgjedhësh vetm skuadrën, janë faktorë të tjerë ata që vendosin, familja sigurisht ndikon. Shihemi së shpëjti në Itali”. Në këtë mënyrë, Zlatan e ka zgjedhur të ardhmen, do të jetë Gadishulli Apenin streha e re e shtatëlartit.


TË NGJASHME