HomeSport

Inter dhuron spektakël, shkatërron Leccen në “San Siro”

Interi plotëson pritshmëritë dhe në ndeshjen e parë të Serie A shkatërron Lecce, duke e mposhtur me rezultatin 4-0.

Në “San Siro”, ndodheshin plot 65 mijë tifozë të cilët shijuan spektaklin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte. Në minutën e 21, ishte Brozovic që shënoi një supergol me një goditje nga jashtë zonës.

Pas vetëm 3 minutash, erdhi radha e Sensi që të shënonte gol falë një goditje të saktë nga ana e djathtë e zonës.

Sulmuesi belg që u transferua me bujë nga Manchester United, Romelu Lukaku arriti të gjejë golin e në debutim duke shënuar në minutën e 60-të. Nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 84-ët ka kohë edhe për një gol të Antonio Candreva. Goli i këtij të fundit mund të quhet me plot gojën goli më i bukur i mbrëmjes. Nga 25 metra, Candreva lëshoi një silurë që nuk i dha shans portierit të Lecce të reagojë.

https://www.youtube.com/watch?v=Q9kOvAmtMzY

Kështu, Interi e nis me këmbën e mbarë Serinë A, dhe tashmë bëhet gati për transfertën e javës së ardhshme ndaj Cagliarit.


TË NGJASHME