HomeSport

Inter e “godet” Icardin, ia heq shiritin e kapitenit!

Inter ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Mauro Icardi nuk është më kapiten i ekipit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Interi e ka “goditur” Mauro Icardin
Risultati immagini per icardiNë fakt, klubi italian përmes profilit zyrtar ka njoftuar se sulmuesi argjentinas nuk është më kapiten i ekipit zikaltër.

Njoftimi tutje tregon se kapiten i ri i “Nerazzurri” është portieri Samir Handanovic.

Risultati immagini per Samir Handanovic capitanoKy lajm pa dyshim se pritet të bëjë bujë  pasi duket se lidhet me refuzimit e vazhdimit të kontratës nga ana e Icardit, por edhe polemikat e klubit italian që lidhen me gruan/menaxheren e ish-futbollistit të Sampdorias, Wanda Nara.

Immagine correlataSipas mediave të huaja, Icardi pritet të largohet nga Inter gjatë verës që vjen me destinacion Anglinë ose Spanjën


TË NGJASHME