HomeSport

Inter shumë afër Rodrigo De Paul

Inter janë shumë afër për të arritur marrëveshje me Udinese per, Rodrigo De Paul do ti  bashkohet atyre në qershor për 30 milionë euro plus bonuset, shkruan Sportitalia.
Sipas analistit, Alfredo Pedulla, negociatat tashmë janë në fazën e avancuar pas takimit të djeshëm.
Inter janë gati që të vazhdojnë negociatat me argjentinasit, duke mundur kështu në garë Milan, Roma, Napoli dhe Tottenham.

Duket se Interi do të dërgojë në huazim edhe ndonjë lojtar të akademisë së tyre si pjesë e kësaj marrëveshje

Në fakt, Internews ka shkruar se shuma e parave kesh që do të jepen është 18 milionë euro plus dy lojtarë,  Xian Emmers edhe Andrea Adorante.

   24 vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë tri asiste në 19 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe është ftuar për të luajtur për Argjentinën.

https://www.youtube.com/watch?v=K68d6jYg4uA


TË NGJASHME