HomeSport

Inter, fitore e “thellë” ndaj Benevento

Inter tregoi gjithë forcën në fitoren 5-2 në fushën e Benevento, duke harruar paraqitjen me luhatje në sfidën e para disa ditëve me Fiorentina. Skuadra e Conte ishte me një tjetër ritëm në krahasim me sfidën e San Siro.

Goli i parë u realizua pas 28 sekondash lojë nga Lukaku. Vendosmëria e sulmit të zikaltërve prodhoi 4 gola në pjesën e parë, që vendosën dhe sfidën. Skuadra e Benevento nuk ishte në gjendje të reagonte aq sa të dilte me pikë nga kjo ndeshje me shumë goditje në portë.

Lazio u dorëzua përballë Atalanta që fitoi 4-1 në Olimpico. Strakosha u dorëzua në derbin me Gjimshitin. Bergamaskët u treguan më të kujdesshëm në rastet e paraqitura edhe pse vendasit krijuan më shumë aksione.

Po të mërkurën Spezia befasoi Udinese duke e mundur me rezultatin 2-0. Suksesi i parë për ekipin debutues në Serie A. Napoli, Atalanta, Inter, Verona dhe Milan janë ekipet me pikë të plota pas 2 javëve të para.


TË NGJASHME