HomeSport

Inter insiston për Rodrigo de Paul

Inter është duke insistuar për të arritur një marrëveshje me sulmuesin anësor të Udinese, Rodrigo de Paul për në verë.

Udinese refuzon ta shes Rodrigo de Paul  në janar, por Gazzetta dello Sport shkruan se kjo nuk e ka penguar Inter.Gazzetta dello Sport shkruan se vlera e Argjentinasit, konsiderohet të jetë 25-30 milionë euro, por Inter do të përpiqet ta ulë këtë çmim duke ofruar si shkëmbim Andrea Pinamonti apo Zinho Vanheusden.

Inter ka vite që është duke e kërkuar blerjen e argjentinasit, përderisa Rodrigo de Paul po ashtu raportohet se është synim i Romës dhe Milanit-pasi që ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste për Udinese këtë sezon.

https://www.youtube.com/watch?v=K68d6jYg4uA


TË NGJASHME