Inter me shumë mungesa kundër Frankfurt

Përveç sulmuesit Mauro Icardi, Luciano Spalletti nuk do të mundë të llogarisë as në Radja Nainggolan dhe Keita Balde, të cilët janë të lënduar.
Icardi vijon të jetë jashtë skuadrës së Inter për shkak të problemeve me klubin, ndërsa Keita ende nuk e ka rimarrë veten nga lëndimi i mëhershëm dhe Nainggolan u lëndua në stërvitje të martën.


Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Joao Mario nuk kanë të drejtë të luajë për Inter në Ligën e Evropës për shkak të kufizimeve të Financial Fair Play.
Për t’i mbushur moshlleqet, Spalletti i ka thirrur talentet e Primaverës, Thomas Schiro dhe Davide Merola.
Skuadra e plotë e Interit kundër Frankfurtit: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar; Vecino, Valero, Perisic, Schiro, Brozovic; Lautaro, Politano, Merola, Candreva